Pazari Rama-Berisha transferohet në Himarë, Rithemelimi voton kryetaren e Ramës

Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar e bashkisë së Himarës, ku përvec votave të këshilltarëve socialiste mori edhe tre vota nga opozita.

Në një deklaratë për mediat, juristi dhe zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli tha se “ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo”.

Dhuli thekson se me vendimin e sotëm socialistët morën me dhunë bashkinë që e humbën në 14 maj.

Sipas tij ky ishte një skenar i përgatitur politikisht nga Edi Rama.

“Skenari i përgatitur politikisht nga Rama shkoi deri në fund. Pa legjimitetit politik dhe moral këshilli bashkiak përmbysi rezultatin e 14 majit. Në një farë mënyre ata që humbën bashkinë me votë në 14 maj sot e rimorën në një mënyrë ilegjitime. Ne si PD dhe si koalicion opozitar e refuzuam pjesëmarrjen. Ju ishin në dijeni sesi këshilltarë të ndryshëm ranë pre e ruspës së pushtetit.

Ishte qëndrimi personal i tyre. E rithem që në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo.

Ajo çfarë ka ndodhur sot së pari me ndryshimin e vendit ku do zhvillohej mbledhja dhe së dyti me objektin cfarë është diskutuar tregon qartë se bashkia Himarë duhej të mbahej me dhunë nga Rama sepse qëllimet për të cilën duhej mbajtur është ajo që sot Jorgo Goro është në burg”, tha Dhuli.

Si u ndanë votat:

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala mori 15 vota pro, 9 nga PS, 1 PSD, 1 Mega, 1 Partia e Lirisë, 1 PD zyrtare, 1 Rithemelimi dhe 1 LZHK.

Latest articles

Related articles