Erion Veliaj nxjerr Gaz Bardhin për të sfumuar arrestimet në bashki?

Bëni një ushtrim mendor!

Mediat pranë Sali Berishës thanë se SPAK bëri arrestimet në Bashkinë e Tiranës për të hequr vëmendjen nga pretenca e Gaz Bardhit, që lidhte Olsi Ramën, me grupin e kokainës, në Xibrakë. E përsëritën këtë fabul kudo, nga media në rrjetet sociale. Në fakt, dosja “Xibraka” është një gjellë e ftohtë që jepet nga kamarierë të rinj në media.

Po sikur e vërteta të jetë që Erion Veliaj ka yshtur Sali Berishën që të yshtë Gaz Bardhin për të sfumuar arrestimet në Bashki?

E vërteta është se Erion Veliaj komunikon personalisht me Sali Berishën. E ka thënë vetë Sali Berisha me datë me datë 14 shkurt 2023 (shihni videon):

Dhe motimet nuk mungojnë. Lejet e ndërtimit për Shtufin, qiradhënës i vilës së Zenit, i firmos Erion Veliaj dhe Edi Rama apo jo? Që ka Kontakt, ka!

Megjithatë e vërteta është se SPAK ka lëshuar urdhër-arreste para 1 jave për drejtorët e Veliaj, që janë mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e BKH derisa janë prangosur për vjedhjen e 25 milion eurove.

Që të kuptohetmi arrestimet e drejtorëve të Veliajt skanë lidhje me “informacionet” e Gaz Bardhit për Olsi Ramën.

Ky është një ushtrim mendor.

Latest articles

Related articles