Vetingu shkarkon drejtuesin e njohur të Prokurorisë

Shkarkohet nga detyra prokurori i Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor sot (27 mars 2024) nga trupa gjykuese e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relator, Roland Ilia anëtar.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Gripshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat” thuhet në njoftim.

Gjatë seancës dëgjimore të 25 marsit trupi gjykues I kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të shpenzimeve të mëvonshme, si dhe për gjetjet në kriterin profesional për moskryerje dhe zvarritje hetimesh.

Gripshi gjatë seancës së zhvilluar sot, pas komunikimit të vendimit reagoi, duke theksuar se provat e dorëzuara prej tij nuk paskan pasur asnjë vlerë.

Latest articles

Related articles