Grupi i Pazarit urdhëron deputetët të votojnë Amnistinë Fiskale pa e lexuar

Këtë të enjte është konstituuar grupi i Pazarit në Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohen ligjet, të cilët kërkojnë 84 vota në Kuvend. Grupi i punës përbëhet nga anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

Për Partinë Socialiste u ulën në mbledhjen e sotme në këtë grup pune Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, dhe Toni Gogu.

Ndërsa opozita u përfaqësua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Gaz Bardhi dhe Erisa Xhixho.

Por çuditërisht edhe pse para kamerave opozita deklaroi se do të kërkojë transparencë për projektligjet me shumicë të cilësuar dhe ato që kanë të bëjnë me nisma madhore, pranoi që dyert e komisionit të jenë të mbyllura për mediat.

Para kamerave që prisnin në oborrin e Kryesisë së Kuvendit, Gjiknuri tha se çështja e amnistisë është e tejkaluar dhe tashmë duhet të marrë votat në Kuvend.

“Amnistia është e tejkaluar është në seancë. Nuk e kemi konsideruar pasi është në një fazë më të avancuar. Thelbi është çështje që kërkojnë konsensus në interes të integrimit të vendit në BE.

Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, ka një dialog mes grupeve parlamentare. Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej.

Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje. Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha Gjiknuri.

Grupi i Pazarit

Grupi i Pazarit është pjesë e dakordësisë së arritur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për dhënien fund të bllokimit të Kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Latest articles

Related articles