EMRAT | Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi në Shkodër, arrestohet

Mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabis, janë sekuestruar nga policia në Shkodër.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Naser Lohja, 38 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Pllumb Lohja, 48 vjeç, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas policisë, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Latest articles

Related articles