A bëhen reforma me regjimin? – KOMENT nga Gent Gaba

Sot mori fund epopeja e gënjeshtrave dhe kriza artificiale e stisur për të bllokuar dialektikën politike.
Me takimin e sotëm revolucioni kulmoi me formalizimin e bashkëqeverisjes Rama-Berisha-Meta, përmes avatarëve të tyre sigurisht.

Sepse eshte shume e thjeshte, ose je i burgosur politik i regjimit, sic thote Berisha, ose drejtesia eshte me regji te regjimit, sic thote Meta, ose je bashke-autor reformash me regjimin.

Dhe te tre zgjodhen te mblidhen ne emer te “reformave”, por ne te vertete jane ne perpjekje per te bere nje kunder reforme ndaj drejtesise dhe dialektikes se natyrshme politike qe dikton tejkalimin e regjimit qe kane ndertuar bashkarisht.

Pra, ajo qe 3 vite me pare dukej akuze politike, sot eshte realitet qe merr formen e nje tryeze te hapur ne mbrojtje te rendit shpopullues dhe korruptiv te vendit, pasi ata jane e njejta gje dhe kane te njejtat interesa politke.

Natyrisht, me pupace qe interpretojne rolet sipas partitures se treshes, me akuza te zhurmshme per te kamufluar ujdine e trinjakeve te tranzicionit, ata sot hapin fazen e fundit te perballjes me SPAK dhe te gjithe ata qe jane kunder rendit te krijuar nga keta te tre.

Por, fakti qe i gjithepushtetshmi Edi Rama ka jetike mbajtjen e nje rendi te tille ne bashkepunim me Berishen dhe Meten, deshmon se qeverisjes me te korruptuar ne Europe po i vjen plasja.

Latest articles

Related articles