Irena Thoma, psikiatre foli në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, për paralizën e gjumit.
Ajo theksoi se paraliza e gjumit mund të zgjasë disa minuta. Sipas saj, paraliza e gjumit përjetohet me shumë ankh, duke shtuar se nga ky fenomen njerëzit kanë humbur dhe jetën.
“Paraliza e gjumit mund të zgjasë disa minuta. Deri në 5 minuta. Përjetohet me shumë ankth dhe panik. Studimet kanë treguar se duke qenë se ankthi dhe paniku është i fuqishëm në ato momente, ka raste që njerëzit kanë humbur jetën”-tha ajo