Ndahet nga jeta doktoresha nga Durrësi, Teuta Kacani (Domi)

spot_img
Advertisements

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare doktoreshë Teuta Kacani (Domi), duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e dieotologjisë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Urdhri i Mjekut Durrës, ku në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, shkruan:

“Doktoresha e cila ka asistuar në sa e sa shërbime profesionale lidhur me dietologjinë, sot nuk është më mes nesh. E kujdesshme ndaj çdo pacienti në nevojë, doktoreshë Teuta diti të shërojë edhe përmes dashurisë e fjalës së saj të ëmbël. Një qytetare e denjë dhe familjare shembullore. Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i saj të prehet në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i saj!”

Nga ana e saj, Spitali i Durrësit i ka kushtuar një postim të ndjerë doktoreshë Teuta Kacani (Domi), mjekja nga Durrësi që u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Doktoresh Teuta punoi gjithe jeten e saj me ndershmeri e perkushtim ne sherbim te shendetit te qytetareve durrsak dhe jo vetem, te cilet e deshen dhe e respektuan shume”, thuhet ndër të tjera në postim, për doktoreshën që u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes.

Postimi i plotë:

Mbreme u nda nga kjo jete Doktoresha Teuta Kacani Domi, shoqja dhe kolegja jone e mire.
Doktoresh Teuta punoi gjithe jeten e saj me ndershmeri e perkushtim ne sherbim te shendetit te qytetareve durrsak dhe jo vetem, te cilet e deshen dhe e respektuan shume.
E urta, e sjellshmja, zemer bardha Dr. Teuta perçoi gjithe jeten e saj vetem urtesi e dashuri.
Me largimin nga kjo jete te saj, ne shoqet dhe koleget e saj humbem mikeshen tone te dashur dhe kolegen e nderuar.
Ngushellime familjes se nderuar te saj !
U prehte ne paqe shpirti yt i paster e dashur Teuta

Kush ishte Dr. Teuta Kacani

Ajo u lind në vitin 1953. Ne vitin 1979 kreu studimet studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Dr. Teuta Kacani (Domi) specializimin e fokusoi në fushën e dietologjisë. Nisi karrierën ne spitalin e Durrësit dhe po aty e mbylli deri sa doli në pension në vitin 2015.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktoresha me bluzën e bardhë të saj u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

Latest articles

Related articles