PD, Alibeaj: Keni detyrë të nxirrni sot në rend dite produktin e Komisionit të Reformës Zgjedhore

spot_img
Advertisements

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka marrë fjalën në seancën planere, ku e nisi fjalën duke thënë se kuvendi vazhdon në anormalitet përderisa ka heshtje në këtë sallë në lidhje me Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Alibeaj kërkoi që të nxirret në rend dite produkti i këtij komisioni, që është projektligji i depozituar muaj më parë nga PD.

Enkelejd Alibeaj: Anormaliteti vazhdon me heshtjen në këtë sallë. Sot kur është dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e shoh këtu as Gjiknurin. Duket qartë pakti dhe marrëveshje, heshtje.

Sot është dita e fundit dhe ky parlament ka detyrë të deklarojë edhe dështimin po të doni të këtij komisioni.

Detyrën kryesore e keni ju për të nxjerrë sot në rendin e ditës produktin e kësaj reformë, që është projektligji i depozituar nga PD.

Ne e kemi depozituar variantin tonë. Sot të marrim pak kuroja dhe të votojmë edhe kundër, e rëndësishme është të diskutojmë.

Heshtja në këtë rast është Pazar, në kurriz të shqiptarëve, për të mbrojtur karriget, listat e hapura dhe politikën e vjetër, sepse kanë frikë.

Ky nuk mund të jetë parlamenti i frikës. T’i hapim letrat, ta tregojmë se sa kurajoz jemi, kështu do të na gjykojnë shqiptarët.

Latest articles

Related articles