I frymëzuar nga malet e veçanta në Shqipëri, Mali i Tiranës është një projekt i CEBRA-s që do të bëhet një pikë referimi e re e Tiranës. Projekti sipas kompanisë që e ka dizenjuar, jo vetëm që pasqyron trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, por gjithashtu lidh strukturën e saj urbane transformuese me mjedisin e saj natyror.
Me përmasa 205 metra, Mali i Tiranës do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri dhe mësohet se i është ndezur edhe drita jeshile për të nisur punimet. Interesant është fakti se kulla pritet të marrë jetë, fill pas zbutjes së atmosferës politike në kryeqytet.
Mali i Tiranës do të bëhet ndërtesa më e lartë në vend, duke lënë shumë pas kullën 140 metra të “Downtown One”, dizenjuar nga MVRDV, e cila nisi ndërtimin në vitin 2019 dhe sapo ka parfunduar.
Një juri e përbërë nga kryeministri shqiptar, kryetari i bashkisë së Tiranës, arkitektë dhe klienti Nova Construction 2012 zgjodhi dizajnin e Cebra, për kullën më të lartë të kryeqytetit shqiptar.
Duke filluar nga viti 2022, kur edhe mori miratimin, projekti synon të ndërtojë një kullë multifunksionale që përfshin banesa, objekte tregtare, një hotel butik, zyra dhe vende parkimi, si dhe restorante dhe kafene. Kulla do të ngrihet në një vendndodhje të jashtëzakonshme në zemër të Tiranës dhe bie në sy në horizontin e tërë qytetit. Është afër qendrës, Operës dhe Muzeut Historik Kombëtar. Pra, komoditetet e godinës janë planifikuar në përputhje me nevojat e zonës përreth.
Kompania që ka projektuar ndërtesën para se ajo të bëhet realitet thotë se do të jetë po ashtu edhe një ndërtesë moderne.
Përdorimi i materialeve lokale si guri natyror për ndërtimin do të ndihmojë në minimizimin e gjurmës së karbonit të ndërtesës. Përveç kësaj, projekti parashikon edhe mbrojtjen e ambjenteve të ndërtesës nga temperaturat ekstreme. Projekti gjithashtu mbështet biodiversitetin e zonës duke mbjellë specie indigjene në tarraca