Marrëveshja Rama-Berisha, “e drejtë,” e logjikshme, e tmerrshme


NGA FITIM ZEKTHI

Marrëveshja politike mes Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe grupimit politik të Sali Berishës është gjëja e duhur, e vetmja gjë e drejtë dhe logjike që ata mund të bënin nisur nga këndi i tyre.

Nuk ka në atë marrëveshje asgjë të gabuar, asgjë të palogjikshme ndonëse ajo është një marrëveshje që kërcënon drejtpëdrejtë çdo shpresë për ndryshim dhe çdo shpresë për ta futur vendin në trajektoren e sunimit të ligjit dhe në trajektoren ku askush nuk është mbi ligjin.

Për të kuptuar që ajo është e drejtë duhet të shohim se çfarë përfaqësojnë grupimi politik i Edi Ramës dhe grupimi politik i Sali Berishës.

Së bashku me Ilir Metën ata janë politikanët, drejtues partish apo qeverish, më jetëgjatë të Shqipërisë në 34 vite pluralizëm. Berisha dhe Meta kanë aty që prej fillimit, pra 34 vite. Rama ka aty që në vitin 1998 pra 26 vite. Ka në politikën shqiptare njerëz me jetëgjatësi të tillë si Tritan Shehu apo si Pasndeli Majko por këta nuk kanë qenë kurrë dhe vazhdimisht drejtues partie dhe kryeministra kësisoj nuk mund të merren asfarë në konsideratë si njerëz që kanë ideuar, përvijuar, ngritur dhe mbajtur në këmbë ndonjë sistem politik.

Demokracia është sot diçka në vështirësi kudo në botë. Ndryshe nga sa mendohej në fillim të viteve 1990 se demokracia do të dominonte kudo në botë dhe do të bëhej gjithnjë e më e fortë ajo në të vërtetë në shumë vende të Europës Lindore, të Afrikës Subsaharinae, të Azisë dhe Ameriëks Jugore është në dobësim, në bjerrje, në shkërrmoqje. Shqipëria është një nga vendet që e dëshmon më fort se shumë e shumë të tjerë këtë bjerrje të rëndë të demokracisë dhe rënien nën kontrollin e një sistemi politik të korruptuar dhe autokratik.

Francis Fukuyama, një nga shkencëtarët më të njohur në botë të politikës thotë se demokracitë e reja të pas viteve 1990 duke qenë se u ngritën të gjitha mbi rrëzimet dhe boshllëkun e sistemeve diktatoriale lanë hapësira që njerëz të fortë, njerëz që kryeminin veprimtari kriminale të mund të ndikonin sistemin politik. Partitë kishin interes të bashkëpunonin me këtë njerëz në mënyrë që të fitonin sa më shumë vota. Sistemi i ri i drejtëisë duke qenë shumë i dobët nuk kishte mundësi ti ndalonte. Partitë e reja të sapo krijuara duke qenë se drejtoheshbin nga njerëz me përvojë dhe kulturë shumë të vogël të respektit për ligjin, zgjedhjet, lirinë dhe të drejtën filluan të kërkojnë mjete për të qëndruar gjatë në pushtet madje me çdo kusht. Pak a shumë thotë Fukuyama kjo ndodhi kudo në demokracitë e reja. Kjo gjë ndodhi padyshim edhe në Shqipëri.

Gradualisht si pasojë e sistemit të dobët të drejtësisë, si pasojë e përjekjes së partive që të mbanin pushtetin, si pasojë e ndikimit të njerëzve që vinin nga krimi këta të fundit nisën të kenë gjithnjë e më shumë ndikim në jetën politike. Klasa e re e biznesit që po lindte në një masë të madhe do të vepronte brenda kësaj atmosfere dhe nisi të bashkëpunojë me politikën për tu mbrojtur. Më pas një pjesë e saj nisi të bashkëpunojë për të fituar më shumë. Edhe njerëzit që vinin nga krimi nisën të bashkëpunojnë me politikën për të qene të mbrojtur në fillim dhe më pas për të fituar më shumë e më shumë.

Si rezultat pas tre dekadash sistemi drejtësie që ka ardhur duike u dobësuar dhe korruptuar, njerëzit e krimit dhe biznesit klinetelist me pushtetin politik arritën të bëhen pjesë e vendimarrjes politike. Sistemi politik arriti një pikë ku ishte dhe është padyshim e vështirë të kuptohet se cila pjesë është biznes klinetelist, krim i organizuar dhe parti politike. Që të treja bashkë janë sistemi, që të treja bashkë janë vendimarrja politike. Kjo është pak a shumë ajo që, thotë Francis Fukuyama, ka ndodhur. Sigurisht secili vend ka shkallën e tij të kësaj bjrrejeje por në vija të përgjitshme kjo është e përbashkëta.

Shqpëria është padiskutim dëshmi e qartë kristal e kësaj pamjeje. Pra gradualisht në 33 vite sistemi poltik u ngjiz, u ideua, u rrit dhe drejtohet nën këtë shenjë, nën shenjën e lidhjes së pandashme të biznesit klientelist, krimit të organizuar dhe politikanëve jetëgjatë që kanë drejtuar qeveritë dhe partitë e mëdha për këto 33 vite. Sistemi politik i ngjan një shkëmbi të madh akulli ku pjesa dërrmuese është në ujë dhe pjesa e vogël është mbi të. Ajo që është mbi ujë ka dy tre maja ose grupe që janë partitë politike që drejtohen nga kryeministrat dhe kryetarët e partive të mëdha të tranzicionit. Këta indidvidë, partitë e tyre dhe njerëzit që ata kanë në parti shfaqen si në një luftë të egër me njëri tjetrin. Në shumë raste kjo luftë është e vërtetë dhe e egër sespe bëhet fjalë se cili do të ketë më shumë fuqi brenda këtij sistemi.

Pjesa poshtë e shkënmbit të akullit që është pjesa më e madhe, është pjesa e sistemit politik të krijuar në 33 vite si baza, mbëështetja dhe fuqia e vërtetë e sistemit. Kjo pjesë është biznesi klinetelist dhe krimi I organizuar. Edhe kjo pjesë ka luftën e vet të brendshme e cila mund të jetë në shumë raste e egër dhe e vërtetë sepse bëhet fjalë për dominim në sistem. Kjo pjesë në shumë raste mund të bëjë luftë edhe vertikale për shantazh ose për ndikim më të madh. Lufta mund të jetë gjithëfasojëshe.

Douglas North, një shkencëtar amerikan i ekonomisë dhe politikës që ka fituar çmim Nobel thotë se sisteme të tilla zhvillojnë një luftë të fortë të brendshme kur prishen ekuilibrat. Çdo biznes apo grup biznesi klinetelist, çdo grup krimi, çdo parti apo grup politik merr renta dhe privilegje në ekonomi dhe politikë në përputhje me fuqinë e tij ekonomike dhe kriminale, në përputhje me forcën për të ushtruar dhunë apo blerë vota, në përputhje me fuqinë për të kërcënuar dhe shantazhaur etj. Kur dikush nuk merr aq sa ka fuqinë atëherë shpërthen lufta e cila ndalet kur rivendoset ekuilibri. Ekuilibri vendoset kur gjithkush rimerr sipas fuqise që ka renta ne ekonomi dhe politikë.

Kjo ndoddh saktësisht me vendin tonë. Sistemi ynë politik është pikërisht ky shkëmb akulli ku lart janë politikanët që kanë drejtuar dhe drejtojnë partitë e mëdha dhe qeveritë në këto 33 vite, poshtë janë biznesi klientelist dhe krimi I organizuar. Pavarësisht se sistemi mund të jetë në luftë mes vedi, sistemi nuk mund të pranojë kurrë dobësimin e vetes dhe aq më keq shkatërrimin e vetes. Çdo element I sistemit kur kërcënohet sistemi do të bashkohet dhe do të formojë një bashkësi në mënyrë që të mbrojnë systemin.

Sistemi politik i shkëmbit të akullit është një oqean me temperatura që garantojnë jetën e akullit, sistemi politik ëshët është habitati natyror ku njeton jeton klasa jonë politike dhe biznesi i saj klinetelist së bashku me krimin e organizuar që është po ashtu pjesë e natyrshme këtij sistemi.

Oqeani është hapësira publike, drejtësia, media, ekonomia kombëtare etj. Është pak a shumë si një pyll apo një shkurrajë ku dhelpra dhe lepuri, ujku dhe kaproli, skiftreri dhe shkurta janë armiq por nuk duan kurrësesi shkatërrimin e sistemit sespe po u shkatërrua sistemi zhduken edhe ato.

Për këtë arsye marrëveshja Berisha Rama është e pashmangshme, e vetmja e logjikshme brenda këndit të tyre të logjikës. Ata po luftojën të shpëtojnë sistemin dhe veten. Nuk po luftojnë për askënd tjetër, për popullin dhe njerëzit jo e jo. Ata, sistemi, janë ashpërssiht të kërcënuar nga prishja e sistemit, nga SPAK dhe përfundimi I pandëshkueshmërisë. Ata janë të kërcënuar edhe nga çdo parti politike që është kundër sistmit të tyre, që shtë në anën e SPAK-ut dhe që është në anën e linjës politike që ndjekin partnerët ndërkombëtarë sidmos SHBA-ja.

Sistemi ka prekur fundin dhe ai do te beje gjera edhe me te renda s e sa kaq per te mbijetuar. Sistemi ka fuqi te akumuluar ne 33 vite dhe do te mundohet ta perdure kete fuqi per te mbijetuar. Problemi eshte se ai ka dy armiq te tmershem. I pari është koha, eshte kalbezimi, është entropia dhe i dyti që është edhe më i rrezikshëm për ta është SPAK-u dhe SHBA-ja. Sistemi nuk do mbijetojë dot, ai do shkaktojë dëm dhe vuajtje tek shqiptarët dhe tek vendi ynë por sigurisht do ti shkaktojë dhimbje të mëdha edhe vetes

Latest articles

Related articles