Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpërndau një video të shkurtër nga takimi i Ndihmës Sekretarit të Byrosë së Narkotikëve, Todd Robinson me drejtuesit e SPAK dhe me përfaqësues nga politika.
Zyrtarisht, mesazhi i përcjellë nga Ambasada është përforcimi i mbështetjes amerikane për prokurorët dhe gjykatësit e posaçëm në luftën e tyre ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Jozyrtarisht, kërkesa amerikane ndaj prokurorisë së posaçme ka qenë më konkrete dhe më e drejtpërdrejt.
Washingtoni kërkon nga SPAK që të jetë më proaktiv dhe konkret në hetimin dhe gjurmimin e parave të grupeve të trafikut të drogës, që dyshohet se pastrohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.
Paratë e kullave prej kohësh kanë ngritur shqetësim te partnerët ndërkombëtarë.
Kërkesa amerikane konfirmohet vizualisht nga vetë prezenca e një zyrtari të byrosë së narkotikëve në DASH, në një kohë që vetë eprori i tij, Antony Blinken pak ditë më parë mori pjesë në një konferencë kundër pastrimit të parave në Vjenë.
Hetim të burimit të parave të kullave dhe të rezidencave në zonat bregdetare është kërkuar kryesisht nga partnerët europianë të Shqipërisë