Policia njofton Shkodrën se ndaloi një tjetër makinë të blinduar

spot_img
Advertisements

Policia e Shkodrës ka ndaluar një mjet të blinduar, që drejtohej nga Leonard Gjeka.

Pas verifikimeve të para, ka rezultuar se Gjeka qarkullonte i pa pajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent për mjetin e blinduar.

Ndaj tij u vendos gjobë si dhe u bllokua mjeti tip “Audi”.

Kujtojmë se më herët një tjetër mjet i blinduar u ndalua nga policia e Shkodrës, i cili i përkiste Safet Bajrit.

Asnjë informacion për dy atentatet e fundit dhe autorët.

Latest articles

Related articles