DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës. Në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë njëra prej makinave e cila është futur në krahun e kundërt në parakalim.
Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur me mjet.