Pazari Rama-Berisha, ndryshon Dekriminalizimi. Do kandidohen edhe të dënuarit

spot_img

Partia Socialiste ka propozuar 17 pika ku do të ndryshojë rregullat e zgjedhjeve. Një nga pikat është neni dy i ligjit të dekriminalizimit ku propozohet të lejohet kandidimi për personat të cilët janë të dëbuar ose të dënuar me një vendim jo përfundimtar nga një shtet tjetër.


Deri më tani personat të cilët kanë të paktën një dënim në një vend tjetër madje edhe jo të formës së prerë nuk mund të garonin për tu zgjedhur në parlament ose pushtet vendor dhe as për anëtarë të Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja Rama-Berisha parashikon ngritjen e një nënkomisioni për të votuar ligjet me 85 vota.

Latest articles

Related articles