Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për 25 personat e akuzuar për korrupsion në këmbim të përfitimit të lejeve të qarkullimit të pezulluara më parë.
Mes të pandehurve janë: 4 punonjës policie, 9 ndërmjetës dhe 12 qytetarë (drejtues automjetesh).
Ndaj tyre rënduan 4 akuza: “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Lidian Broshka, Evisjon Salku, Revi Osmani, Spiro Tore, Besiko Demaj (Zoto), Eduard Caka, Sotiraq Lamaj, Arian Lika, Enis Balla, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Ilir Tafa, Neritan Selmani, Gerald Lusha, Kujtim Xhaja, Endrit Xhambazi, Oltjan Muça, Altin Kopi, Sefer Gianfrate (Beqiri), Renato Meçuli, Ervis Dakolli dhe Vilson Delia.