SHBA nuk i njeh për parti politike, flet për antarë të zgjedhur që rikthehen normal

spot_img
Advertisements

Ambasada Amerikane e akredituar në Tiranë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes PS-së dhe grupit të Rithemelimit, e cila do të sjellë edhe normalitetin në parlament.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada Amerikane thekson se është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Sipas ambasadës institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.🇦🇱

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

spot_img

Latest articles

Related articles