Kreu i Partisë Demokratike dega Durrës, Joni Myshketa, marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe grupit të Rithemelimit, e sheh si të mirëpritur, nëse ka një moral brenda.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se nuk beson se marrëveshjet të tilla vendoset në hije Lulzim Basha, nga cilido aktor politik në Shqipëri.
Mendoj që Partia Demokratike së bashku me lidershipin e saj ka qenë e qartë në hapat konkrete dhe atë që dëshiron të bëjë.
PD ka depozituar në parlament, nismat Shqipëria një zonë elektorale, listat e hapura dhe numërimi elektronik.
PD kërkon atë që kërkojnë qytetarët, të shpërbëhet elementi i kryetarokracisë dhe të vihet elementi i meritokracisë.
PD është në pjesën e riorganizimit të saj, në fazën përfundimtare të organizimit të gjithë strukturave drejtuese, pas përfundimit të këtij procesi të rëndësishëm.
Nuk është mazhoranca ajo që përcakton se cila është opozita, por aksionet koherente që janë në bashkërendim me nevojat emergjente që ka vendi, duke paraqitur alternativat se si mund të dilet nga një situatë ku vendi lëngon prej 10 vitesh.
Në vijim ai shtoi se raportet mes Lulzim Bashës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raporte institucionale, të shkëlqyera.
Zoti Basha ka pasur udhëtime të shpeshta në SHBA, që janë bërë publike prej tij dhe bashkëpuëntorëve të tij me aktorë të rëndësishëm të politikës së SHBA.
Kjo tregon se mbështetja ndaj Partisë Demokratike dhe zotit Basha shkon në mbështetje të institucionalizimit të çdo partie.
Rithemelimi është në arenën politike, por nuk e bëjnë numrat faktor.
Unë jam pro çdo marrëveshje, se politika duhet të jetë marrëveshje për të çuar përpara nismat që i shërbejnë qytetarëve.
Rruga që ndjek çdo segment politik duhet të jetë e moralshme.
Teksa kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur takimet me bazën dhe përgatitjet për zgjedhjet, Myshketa tha se Partia Demokratike është në fazat përfundimtare të riorganizimit, ku në pjesët më të madhe të degëve ka përfunduar si proces.
PD dega Durrës shumë shpejt do mbyllë procesin e riorganizimit, gjithë organet dhe më pas jemi në teren për të nxjerrë problematikat dhe për të ofruar alternativat e mundshme dhe të domosdoshme.
PD është gati për çdo fushatë elektorale. Në fushatë ne jemi aktualisht, dega e Durrësit po nxjerr problematikat që ka qyteti për të ofruar alternativën e saj.