Nga Neli Demi, antar i Këshillit Kombëtar të PD
Po dëgjoj “Real Story” dhe gradualisht ndjej duart në kokë në atë formën që lexohet “çfarë dreqin po dëgjoj”! Ferdinand Xhaferri po artikulon herë deklarata kontradiktore dhe herë deklarata fëminore. Ai po thotë nga njëra anë që jam për lista të hapura, votë për emigrantët, numërim elektronik e pastaj i kërkon Bashës dhe Enkelejd Alibeaj që të heqin dorë nga komisioni i refomës zgjedhore në favor të Bylykbashit (Berishës) me kusht!!! Kushti të jetë që ata të mbajnë të njëjtin qëndrim si PD (zyrtare)!!! Sa vjeç është emocionalisht ky deputeti ynë?
Ai po thotë që Berisha duhet të bëjë një hap prapa dhe ne u kthyem aty që ta kërkojmë këtë. Bashkim në diversitet!!! Më e keqja është që unë me të vërtetë e besoj që Z. Xhaferri e beson që në partinë e Berishës do ketë diversitet!!! Nuk e di dmth!!!!