Nga Parisi në Gramsh, kapitujt e jetës së Edmond Tupes…

Në këtë puntatë të “Profil” ka sjellë historinë e jetës së Edmond Tupes në ekranin e Euronews Albania.

Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori…por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.

Gazetarja Greta Topjana ka nxjerrë nga sirtari i tij jo vetëm foto por shumë momente nga jeta e tij, nga Franca në Gramsh dhe jo vetëm…

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Dashuria për librin nisi që në moshë të hershme ku ai lexonte dhe shkruante vjersha dhe më pas tregime. Që i vogël njihte rusishten dhe frengjishten por me këtë të fundit u dashurua, dashuri e cila e çoi në Francë për të studiuar.

Tupe tregon për “Profil” gjithë rrugëtimin e tij në Francë i cili nisi në vitin 1965, për studimet në gjuhën frënge, flirtet e para me vajzat atje dhe letërsinë erotike franceze. Ai studio disa vite në Francë por më pas u kthye në Shqipëri, ai u kthye në Gramsh si mësues i gjuhës frënge dhe jo vetëm… Tupe tregoi se si dha edhe lende si muzika, matematika apo vizatimi, vetëm e vetëm për të mbushur orët.

Pas Gramshit u kthye në Tiranë sepse kërkoheshin përkthyes për letrat dhe veprat e Enver Hoxhës, aty thote Tupja, u bë zyrtarisht përkthyes pë herë të parë.

Profesori Edmond Tupja ka perkthyër mbi 50 libra dhe la shkruar dhjetëra.

Nder botimet më të njohura të tij janë “Trotuarët e trishtimit”, “Rërë e rëndë”, “Fjalori erotik i gjuhës shqipe”, “69 variacione për një temë erotike”, “Mos ik o ma!”, “Kujtimet e një karrigeje” etj ku pjesë e letërsisë së tij ka qenë edhe ajo erotike.

Edmond Tupja rrallë ka folur për të dashurën e jetës Xhilden, piktoren që i vodhi zemrën dhe me të krijoi një familje të vogël por më shumë dashuri nga e cila erdhi në jetë Gesi, djali i tyre. Tupe në “Profil” tregoi edhe për pengun e tij, duke qenë se djali i tyre Gesi është me autizëm, Xhilda ja ka kushtuar jetën atij, duke mos dalë më apo duke mos pikturuar.

Latest articles

Related articles