Tirana ka arritur të rrëmbejë një barazim 1-1 në “Elbasan Arena” përballë Egnatias kryesuese, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores. Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që në pjesën e parë nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë ishin rrogozhinasit që kaluan në avantazh me anë të Ibrahimoglu në minutën e 74-ët.
Atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në favorin e rrogozhinasve, ka mbërritur dhe goli i barazimit për Tiranën. Në minutën e 5-të shtesë, Abazaj është penguar në zonë nga Xhemajli dhe për gjyqtarin e sfidës është 11-metërsh. Abazaj mer përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon, 1-1.
Kështu, Egnatia ndalet edhe njëherë , duke shkuar në 6 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat. Gjithsesi, vazhdon të mbajë vendin e parë, por tashmë duke ndjerë rrezikun e ndjekësve. Tirana rrëmben një pikë në këtë sfidë, por përsëri është jashtë “Final Four”.