Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar nga puna prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, e cila ka mbajtur më herët pozicionin e kryetares së Bashkisë Patos.
Balilaj akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, kryer në bashkëpunim dy herë.
Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:
-Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 Lekë



