WIZZ AIR FESTON DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS ME FLUTURIME TË VEÇANTA VETËM ME GRA NË BORD

spot_img
Advertisements

Shqipëri, 8 mars 2024 – Këtë ditë të gruas, Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë të njoftojë një nismë të veçantë për të nxjerrë në pah mundësitë e mrekullueshme të grave në linjën ajrore. Me një përkushtim të madh për të nxitur diversitetin gjinor dhe fuqizimin e grave në aviacion, kompania Wizz Air është e lumtur të tregojë dedikimin e saj përmes disa fluturimesh që përfshijnë vetëm gra në bord.
Duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar sa më shumë mundësi për gratë, Wizz Air ka prezantuar programin “Ajo mund të fluturojë” (She can Fly) brenda Akademisë së Pilotëve në Wizz Air për të frymëzuar dhe mbështetur gratë në rrugëtimin e tyre për t’u bërë pilote, duke hapur rrugë të reja për një karrierë të suksesshme.
Vlen të përmendet se Wizz Air po punon në mënyrë aktive për të rritur përfaqësimin e grave në industrinë e aviacionit. Ky objektiv ambicioz reflektohet në angazhimin e kompanisë për të nxitur diverstitetin dhe përfshirjen e grave në linjën ajrore me 65% të ekuipazhit dhe 5% të pilotëve të përbërë nga gra. Në të njëjtën kohë, Wizz Air synon të arrijë që 7% e ekuipazhit të fluturimit të jenë femra.
Fluturimet me një bord të përbërë vetëm nga gra do të operohen nga 5 shtete të ndryshe: Romë Fiumicino – Malaga, Shkup – Hamburg, Varshavë – Valencia, Bukuresht – Paris Beauvais dhe Budapest – Londër Luton.
“Ne besojmë në thyerjen e barrierave dhe krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës për gratë në aviacion. Kjo nismë gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas është një dëshmi e përkushtimit tonë në fuqizimin e grave brenda kompanisë dhe industrisë së gjerë të aviacionit”, tha Tamara Nikiforova, Menxhere e Komunikimit në Wizz Air.
Bashkohuni me ne ndërsa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe vlerësojmë të gjitha gratë e jashtëzakonshme që kontribuojnë në sukesin e Wizz Air.

Latest articles

Related articles