Dy vëllezër nga fshati Cukas i Lushnjës me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, pasi ky i fundit e ka goditur me sëpatë dhe kosore.
57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.
Mësohet se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.