Gazetari Arsen Rusta në një lidhje live me MCN Live ka bërë me dije se sot në orën 09:00 pritej që në SPAK të paraqitej ministri i ekonomisë dhe financës Ervin Mete i cili ende nuk ka mbërritur.
Nga interesimi i MCN Live është konfirmuar kjo fletëthirrje, ndërsa arsyeja e mosmbërritjes së tij ndoshta ka të bëjë me një axhendë që ministri mund të ketë dhe mund të jetë shtyrë për një orë të mëvonshme apo për një ditë tjetër.
Ajo që konfirmohet tashmë është se ndaj ministrit Mete ka një fletëthirrje nga prokuroria e posaçme për të cilën çështja në rolin e dëshmitarit apo që ka dijeni për rrethanat e hetimit apo për ndonjë tjetër status mbetet për ta ndjekur hap pas hapi dhe për ta mësuar.
Pas Niko Peleshit është radha e Ervin Mete, ndërsa kujtojmë se më herët ka pasur dhe ministra të tjerë si Ogerta Manastirliu, Ilir Beqja po ashtu, një listë ku pothuajse gjysma e kabinetit qeveritar ka kaluar ose pritet të kalojë në dyert e SPAK.