Më 5 Mars 1953 vdiq Stalini përgjegjës për terrorin, urinë dhe vrasjet masive të miliona njerëzve.
Sistemi i gulagëve të ngritur prej tij, ishte një sistem shumë i koordinuar dhe vdekjeprurës i shfrytëzimit të njerëzve. Pikërisht, shfrytëzimi i dhunshëm i njerëzve, përbënte sipas Golfo Alexopoulos, qëllimin kryesor të ngritjes se gulagëve të Stalinit.
Për Stalinin dhe totalitarizmin stalinist të shfaqur edhe me gulagët, njeriu duhej shtrydhur si limon në gjithçka. Njeriu shfrytëzohej dhe hidhej tutje, zhdukej kur rreshte së përdoruri.
Kjo qasje ishte dhe thelbi i ngritjes së gulagave. Shfrytëzimi njerëzor. Sistemi i gulageve shfrytëzoi gjithçka nga një të burgosurit.
“Gulagu i mori gjithçka të burgosurit”, shkruante Alexander Solzhenitsyn.