Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes Ylli Rakipit dhe avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, lidhur me sulmet e medias greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka, një ditë para gjyqit të Fredi Belerit.
Pjesë nga debati
Genc Gjokutaj: Nuk ka në Greqi mostra të tilla (i referohet gjyqtares).
Ylli Rakipi: Nuk ka në Greqi mostra të tilla?! Po ty të vijnë këtu të gjithë kryetarët e komunave në mbrojtje të Belerit dhe u hap portat. Greqia të merr me dru. Ore ti je dëshmitar me mua, në operacionin “Fshesa”…, ore zotëri ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit kur ne bashkë përjetonim dhe ndiqnin operacionin “Fshesa” kur të merrte me nder për bythe dhe të hidhte këtu në Shqipëri, grekët në mënyrë masive.
Genc Gjokutaj: Unë paskam mungesë patriotizmi, do të thuash?
Ylli Rakipi: Jo, ti ke gjykim të njëanshëm. Kjo gjyqtare mund të jetë zero, por grekët nuk kanë punë me këtë gjyqtare.
Genc Gjokutaj: Edhe çështja “Fshesa” dhe ajo e kryetarëve të bashkive, nuk e kanë rëndësinë e peshës speciafike që e ka kryetarja e GJKKO-së. Pedofilia ka qenë e dënueshme gjithë kohën, por kur plasi në Vatikan lëvizi globin. Kryetarja e GJKKO-së ka falsifikuar në Greqi dhe në Shqipëri.
Ylli Rakipi: Zotëri, po kjo gjyqtare sot lindi mo?! Sa ka kjo gjyqtare, 10 ditë? Kjo gjyqtare ka qenë këtu, pse s’e ngritët zërin ju kur u bë vettingu, se ka ndërruar mbiemrin në Greqi?
Genc Gjokutaj: Ylli, na ke ftuar të flasim ne, apo do të flasësh ti? Mund nuk më bind dot.
Ylli Rakipi: Ti po mashtron. Kjo gjyqtare tani mbiu në Shqipëri? Pse nuk i keni ngritur më parë këto probleme? Ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit. Ti ke qenë prokuror, je avokat.
Genc Gjokutaj: Kemi kërkuar katër herë përjashtimin.
Ylli Rakipi: Jo kur e morën për Berishën. Pse nuk e ke ngritur zërin një vit më parë, dy vite më parë? Nuk kam pse e mbroj, kjo mund të jetë gjyqtarja më e fëlliqur në botë.
Genc Gjokutaj: Këtë reformë e ka bërë kjo mazhorancë me duart e saj.
Ylli Rakipi: 140 deputetë e kanë firmosur këtë reformë, o zotëri.
Genc Gjokutaj: Në parim. Ligjet i ka bërë vetëm PS, se iku opozita nga Kuvendi. Po ty s’të pëlqen përgjigjja dhe s’kam çfarë të bëj.
Ylli Rakipi: Më pëlqen, por kur di të japësh përgjigje. Se ti je njeri që e ke çuar te dritarja atë (Berishën). Ti e ke marrë dhe e ke çuar te dritarja atë dhe nuk e nxjerr dot tani…
Genc Gjokutaj: Nuk të rritet paga me këtë moderim.
Ylli Rakipi: Kush mo? Ti do ma rritësh pagën mua?
Genc Gjokutaj: Natën e mirë (largohet nga emisioni).



