Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të PD në Lezhë

spot_img

Basha: Ja tek është Lezha. Lezha e krenarisë kombëtare që dje kujtoi dhe rikujtoi një nga momentet kyçe të formësimit të ndërgjegjes dhe kombit shqiptarë. Lezha e intelektualëve, e artistëve, e poetëve. Lezha e oratorisë kombëtare e zhytur në llumin e injorancës, analfabetizmit që ka ngritur krye dhe është ngritur në krye. Lezha e sipërmarrjes dhe sipërmarrësve e rrethuar nga klientelizmi, patronazhizmi politikë dhe ekonomikë që e ka fundosur ekonominë e këtij qyteti, e kësaj treve. Lezha e traditave, e bashkëjetesës, e tronditur thellësiht nga intrigat, nga krimi, nga përplasjet, nga vëllavrasja. Këto janë realitetet e zymta me të cilat përballen sot lezhjanët, këto janë disa prej arsyeve që e kanë zbrazur Lezhën dhe Shqipërinë.

Latest articles

Related articles