Arrestohet burri në Durrës që mbylli gruan në garazh dhe e dhunoi

spot_img
Advertisements

Arrestohet një person i akuzuar për “Dhunë në familje”. Blutë e Durrësit kanë prangosur gjatë ditës së sotme një shtetas që akuzohet se kishte ushtruar dhunë fiIzike ndaj bashkëshortes.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas ka goditur gruan e tij, të cilën e kishte mbyllur në garazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.

Deri më tani, policia nuk ka dalë me informacion zyrtar për këtë ngjarje.

spot_img

Latest articles

Related articles