Nënkryetari i lëvizjes politike të Rithemelimit, Luçiano Boçi përmes një shkrimi autorial ka sulmuar presidentin e Ukrainës, V. Zelenski, pas vizitës së tij në Tiranë për të kërkuar armatime për të luftuar agresionin dy vjeçar rus brenda territorit të tij.
” Zelensky erdhi, pa, por nuk fitoi gjë. Shkurt e morën, e sollën, i ngjitën një deklartë ‘mbështetje’ të mbushur me fjalë extra-shtetërore, ndërsa mori me vete cinizmin e Putin të transmetuar nëpërmjet Vuçiç.” – nis shkrimi i z. Boçi,
Në konkluzion ish deputeti Boçi shkruan: “
Përvuajtja e Zelenskyt ishte epike.
Hareja e Ramës dhe Vuçiçit si ustallarë intrigash të mentoruar nga padroni personal, ishin cinike.
Kjo e fundit ishte dhe vula e këtij Samiti.
Zelensky thjesht u përdor (ndoshta me vetëdije)!
Samiti ishte thjesht panair”.