Rama në Azerbajxhan për hapjen e ambasadës në Baku, udhëtoi me avionin e kompanisë SOCAR

spot_img
Advertisements


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Azerbajxhan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë theksuar faktin se mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare ka nxitur interes në rrjetet sociale, pasi ka udhëtuar në një aeroplan të drejtuar nga kompania shtetërore azerbajxhanase e naftës dhe gazit, Socar.

Mësohet se qëllimi i vizitës së tij, është pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Ambasadës Shqiptare në Baku.

”Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në Azerbajxhan, duke ngjallur interes në rrjetet sociale pasi ka mbërritur me një aeroplan të drejtuar nga kompania shtetërore e naftës dhe gazit Azerbajxhan, Socar.

Vizita e tij përfshin pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së ambasadës shqiptare në Baku”, shkruajnë mediat e huaja.

spot_img

Latest articles

Related articles