“Mos hanë bukën me djathë” – Nutricionisti tregon pse duhet shmangur në tryezë

spot_img
Advertisements

Nutricionisti Ylli Gramatiku tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasi nuk treten në organizëm duke shkaktuar fryrje të barkut.


Nutricionisti shpjegoi se përbërja e këtyre dy ushqimeve, që jemi mësuar gjithë jetën t’i hamë të kombinuara me njëra-tjetrën, ka karbohidratet dhe proteinat që nuk treten së bashku.

“Buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasin karbohidratet dhe proteinat nuk treten së bashku. Kur ushqehesh me bukë dhe djathë dhe fillon fryhesh pas gjysmë ore, nuk do të thotë që je ngopur por je fryrë, kuptohet që organizmi s’e ka tretur”, tha nutricionisti.

Sipas eksperti ushqimor Abdyl Sinani të gjithë mund t’i përdorin këto ushqime bashkë nëse ua përballon organizmi ndërsa fryrja është një proces shkencor.

“Teori të reja dalin vazhdimisht, derisa organizmi jonë i përballon me sukses do t’i konsumojë. Fryrja është një proces shkencor; majatë natyrale e zbërthejnë sheqerin në gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi”, tha eksperti

spot_img

Latest articles

Related articles