Po mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij hapëse në samit kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lëmë pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecim para. Kreu i qeverisë tha se çështjet dy palëshe duhet të zgjidhen nga dialogu mes dy palëve dhe jo të ndërhyjnë në bashkëpunimin shumëpalësh.
‘Përmirësimin e marrëdhënieve tona duke nxitur bashkëpunimin midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Plani i ri i rritjes i BE-së në vetvete është një rezultat inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues së kaq ndaj presidentes Ursula Von Der Leyen e Varheley dhe gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona.
Për mua është shumë qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona për të ndërtuar një përpjekje të përbashkët na sfidon për të gatishmërinë tonë për fatin në BE. Në duhet të angazhohemi pas asnjë rezervë, pa asnjë hezitim.
Vendet e rajonit të bashkëpunojnë. Çështjet dy palëshe mbeten por duhet të zgjidhen përmes dialogut dy palësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë bashkëpunim shumë palësh.’- tha Rama