Samiti për Ukrainën, Lita: Zelensky në hall për armët e perëndimit

Gazetari Lavdrim Lita u shpreh se Shqipëria ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për Ukrainën në OKB duke pasur për 2 vite postin e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se vendi ynë mund të ofrojë një mbështetje të kufizuar në armatime.

“Zelensky është në hall sepse edhe ushtria e tij ka nevojë për armatime perëndimore dhe ndihmë financiare e diplomatike. Shqipëria ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në OKB duke pasur për 2 vite postin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Mbështetja jonë ka qenë e kufizuar në armatime. Një nga diskutimet ka qenë bashkëprodhimi i municioneve si AK-47 apo i armëve që i duhen Ukrainës të ngjashme me modelin sovjektik që kemi pasur ne dikur. Zelensky nuk foli për pavarësinë e Kosovës por u kufizua në mesazhet kundër Putin”- u shpreh gazetari.

Latest articles

Related articles