Një burrë dhe një grua janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në Policinë e Elbasanit duke bërë dy kallëzime të çuditshme. Sipas bluve, 57-vjeçari dhe një 37-vjeçare kanë kallëzuar në polici vjedhjen e llogarive në rrjetet sociale.
Pas marrjes së kallëzimit, policia ia ka referuar çështjen specialistëve të Krimeve Kibernetike, të cilët do të bëjnë verifikimet përkatëse.
Denoncimi i vjedhjes së llogarive të rrjeteve sociale është një fenomen i rrallë duke qenë se zakonisht ka ankesa të mëdha mbi keqpërdorimin e tyre