Gjekmarkaj qan hallin e Salianjit: Të përfitojë edhe ai nga Amnistia e Ramës

Nënkryetari i Kuvendit nuk ankohet më veç për naftë e dieta tek Lindita Nikolla, por edhe për çështje të mëdha. Qylaxhiu i politikës është shqetësuar shumë edhe për aministinë penale dhe fatin e të dënuarit Ervin Salianji, me 1 vit në shkallën e parë.

“Sa i përket ligjit për amnistinë penale, maxhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratike”, theksoi Gjekmarkaj.

Latest articles

Related articles