“Erë boje…” – 8 antarë të shërbimit sekret suedez, SAPO, në spital

spot_img

Tetë persona, duke përfshirë edhe oficerë policie, kanë përfunduar në spital pas rrjedhjes së gazit në objektin e shërbimit të sigurisë suedeze, ka raportuar BBC.

Rreth 500 njerëz u evakuuan. Banorët raportuan policinë për “një erë të pazakontë”.

Sensorët në kulm të ndërtesës kanë detektuar fosigjenin, i cili përdoret për të bërë plastikën dhe pesticidet.

Shërbimet e emergjencës kanë nisur operacionin e madh për të zbuluar shkaqet.

Gjashtë njerëz u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe dy të tjerë shkuan vetë. Në mesin e tyre kishte edhe oficerë të policisë “që nuhatën erën kur arritën në vendngjarje”, ka thënë policia.

Gazeta Aftonbladet tha se dëshmitarët kishin raportuar se kishin nuhatur diçka që u kujtonte atyre bojën dhe se vendasve u ishte thënë të mbyllnin dritaret.

Shërbimi i inteligjencës publikoi këtë javë një raport duke paralajmëruar kërcënimin e paraqitur nga aktorët shtetërorë të huaj, veçanërisht Rusia, Kina dhe Irani.

Latest articles

Related articles