Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri janë shumë prapa vendeve të BE-së.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” thotë se Shqipëria është 70 vite prapa me standartet e BE për cilësinë e jetës. BERZH vërën se problemi themelor në Shqipëri është produktiviteti i ulët, që është akumuluar nga nën-investimet në ekonomi, institucionet e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshme (shpopullimi) dhe një mjedis i vështirë biznesi.
Raportet të mëparshme të “Transparency International” raportohej se Shqipëria në qeverisjen e Edi Ramës është i kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhet për llogari të oligarkëve. Korrupsion me ligje, siç ishte ligji Fusha për teatrin Kombëtar apo ligji për investimet strategjike, ku fiton humoristi Gaz Paja apo i burgosuri Pëllumb Gjoka.
Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit në dy raportet e fundit për luftën ndaj terrorizmit dhe luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore nxjerr edhe një herë në pah dështimin e qeverisë Rama.
Po ashtu raporti i OKB për drogërat apo barometri për ballkanin i RCC e nxin Shqipërinë për kanabisin dhe varfërinë.
Më herët organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion” që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë, mes tyre edhe vendi ynë.
Nuk po përmendim raportet e Europol, Intepol, OKB, etj, që e nxijnë Shqipërinë e qeverisuar nga Edi Rama sa herë klasifikojnë krimet e ndryshme. Shqipëria është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar sepse krimi ka dalë jashtë kontrollit, duke u bërë palë me politikën dhe qeverisuar bashki.
Efektet janë të qarta, investimet e huaja janë përtokë, reputacioni u vendit tonë ka rënë dukshëm sepse shteti ligjor nuk ekziston si për ne shqiptarët ashtu për të huajt në Shqipëri.
Gjithçka kompensohet me marifete Piari si vizita e Blinken, Samite BE, apo Macron-Zelensky vetëm për të marrë ca kronika tv pro qeverisë Rama.