Kozak Braçi: Fitoj deri në 50 mijë euro në muaj nga “TikTok”


Kozak Braçi, në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, ka treguar se si ka nisur karriera e tij në TikTok. Ai shprehet se gjithçka ka nisur nga intervistat e tij me personazhe të njohur të botës së ‘show bizit’, ndërsa shprehet se në muaj fitimet e tij nga ky rrjet social mund të shkojnë deri në 50-60 mijë euro në muaj. Sipas tij, problemi nuk qëndron tek “TikTok”, por duhet të merren masa për ata persona që shajnë dhe bëjnë veprime të pahijshme.

“Unë kam nisur të bëhem i famshëm për intervistat që bëj në instagram me të gjithë estradën. Në tiktok më marrin dhe më bëjnë viral siç jam duke folur tani me ju për shembull nuk është se merrem me të. Në tiktok fitojnë para njerëz që edhe nuk njihen duke bërë gjeste dhe veprime dhe ne na del nami. Shumë njerëz kanë fituar shumë lekë dhe unë jam një prej tyre.

Kam 50- 60 mijë dollarë në muaj nga tiktok. Unë hy në shumë live dhe duke qenë se jam i famshëm më shajnë nga familja, më shajnë nënën, gruan, më shajnë 5 muaj dhe tani unë njeri jam dhe do ti përgjigjem. Kur të cenojnë te familja 5 muaj rresht me gjak jam dhe unë. Unë nuk njihem në tiktok për sharje, njihem si Kozak për intervista.

Në Shqipëri duhet të ketë një polici që merret me tiktok dhe kush shan dhe kush bën veprime të pahijshme të dënohet sepse ato nuk janë gjëra normale. Unë përveç lojërave dhe muhabetet s’kam bërë gjë tjetër. Unë nuk është se rri shumë në tiktok maksimumi 1-2 orë. Pjesën tjetër të kohës e kaloj me nusen, djalin, prindërit, se kam jetën 24 orë me tiktok. Unë merrem me emisionin, kjo është puna ime“, tha ai.

I pyetur për pengmarrjen “live” dias kohë më parë, Kozak u shpreh se “ky stan këtë bulmet ka”.

“Ja për këto muhabete më shave të shava dhe shkojnë ndonjëherë dhe serioze. Po të merresh me këto punë mund të kesh dhe probleme pa i kërkuar. Ky stan këtë bulmet ka. Janë 5-6 veta që janë budallenj që çfarë nuk bëjnë dhe për faj të tyre nuk është problemi tiktok, duhet të merren masa për ta.

Më kanë thirrur njëherë për një video që më kanë bërë mua para shumë vitesh që nuk isha fare i famshëm tani mi nxjerrin për të më sulmuar për të përfituar. Policia ka bërë punën e saj, më ka pyetur dhe ka mbaruar aty. Ne shqiptarët shkojmë aty ku ka sherre”, tha ai.

Latest articles

Related articles