“Duhani elektronik është më i dëmshëm se cigarja normale” – Dr.Alert Drishti, toksikolog

Duhani vijon që të sjellë gjithmonë e më shumë probleme dhe për këtë arsye mjekët herë pas herë apelojnë për ligjin që e ndalon atë.
Alert Drishti, toksikolog i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se cigaret elektronike janë më të dëmshme se cigarja normale.

Megjithatë ai theksoi se të dyja janë të dëmshme për shëndetin.

“Duhanpirja elektronike janë një produkt që akoma është në vëzhgim, por kjo mënyrë është shumë e dëmshme për shëndetin. Ka zëra që është më e dëmshme se cigarja normale”-tha ai.

Latest articles

Related articles