BERZH: Qeverisja e Ramës është përkeqësuar, Shqipëria shumë pas BE-së

Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së.

Të gjashtë vendet e WB-6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse (PPP)) që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” cilësoi se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjencës për të arritur standardet e BE-së.

Sipas BERZH përmirësimi i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografike sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.

BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB-së midis BB-6 dhe BE-ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjencës është ngadalësuar që nga kriza globale e viteve 2008-09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB-6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE-së.

Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar normën e konvergjencës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim.  Por cilat reforma ka të ngjarë të dëshmojnë më shumë efektive në përshpejtimin e konvergjencës? Konkretisht, konvergjenca mund të jetë përshpejtuar nga:

  • qeverisja më e mirë,
  • nxitja e lidhjeve ndërkufitare dhe
  • nxitja e ekonomisë së gjelbër.

BERZH vërën se problemi themelor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është produktiviteti i ulët, që është akumuluar nga nën-investimet në ekonomi, institucionet e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshme dhe një mjedis i vështirë biznesi./Monitor

Latest articles

Related articles