Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihen në pranga 4 shtetas, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se disa shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën “Ismail Qemali”, dhe në zonën “Don Bosko”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale