“Rama ik, Rama ik” – Tifozët korçarë revoltë kundër vëllait të kryeministrit Rama

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit sot ka kthyer pak në kohë dy skuadrat, në vitet kur rivalizonin me njëra-tjetrën për titullin kampion në Superiore.

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.

Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve, të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.

Ndërkaq ka ndërhyrë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani për të qetësuar situatën sëbashku me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj dhe policinë për të qetësuar tifozerinë korçare që nuk ndaloi fyerjet në korr.

Latest articles

Related articles