Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele, ku në aksident janë përfshirë një automjet tip Ford dhe një Porshe, raporton News24.
Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.