Dy herë me grip! Mjekët: Kujdes fëmijët! Virusi është agresiv dhe rikthehet në kohë të shkurtër

Që nga periudha e janarit qëndrat shëndetësore po përballen me fluks pacientësh.

Situata mbetet e njëjtë edhe këtë fund shkurti pasi mjekët pediatër thonë se tek to paraqiten fëmijë që u është rikthyer gripi sërish në një kohë shumë të shkurtët madje dhe me simptoma më të rënda.

Sonila Brati, mjeke: “Ka qenë një virozë që ka pasur zgjatje në kohë deri në 7 ditë, pra nuk ka qenë si ato të mëpëparshmet që zgjasnin në 3 apo 4 ditë, ndërkohë ne kemi parë raste që pacienti në ditën e gjashtë apo të shtatë të kishte temperatura në 38 apo më lart, njëlloj si në ditën e parë. Këshut që ndaj ka zgjatur dhe ka bërë rikthime si virozë”.

Sonila Brati, mjeke pediatre, në Qendrën Shëndetësore nr. 2, thotë se fëmijët janë më të prekurit

Sonila Brati, mjeke: “Është e gjithë mosha pediatrie, dhe nuk ka më ndarje , ku më përpara kishim fëmijët e kopshteve apo çerdheve që vinin tek, apo edhe më pak të rritur, ndërkohë që tashmë ne shikojmë fëmijë të rritur që vijnë tek ne”.

Simptomat janë që nga temperature , dhimbje koke e deri tek problemet me lëkurën

Sonila Brati, mjeke: “Simptoma e parë është temperatura që është ajo që nis dhe që zgjat me ditë, temperaturë e lartë 39-40, është rrjedhja e hundëve, dhimbja e kokës, skuqja e syve, kanë ankuar shumë për dhimbje këmbësh, kolla është një simptomë që i ka mbajtur gjatë fëmijët, diarreja dhe të vjellat kanë qenë prezent, po ashtu edhe problemet e lëkurës”.  

Brati thotë se rikthimi i virozës ka të bëj me agresivitetin e gripit.

Sonila Brati, mjeke: “Duke qenë se kishte një agresivitet në sezon, temperaturë të zgjatur fëmijët shpeshherë nuk arritën dot të shëroheshin plotësisht dhe në një periudhë kohore të shkurtër kur ata shkonin në kopsht, shkollë apo çerdhe, iu rikthehej sërish gjendja gripale”.

Pediatra Brati thotë se situata pritet të vijojë e njëjtë gjatë gjithë muajit shkurt teksa përsërit thirrjen për të shmangur përdorimin e antibiotikëve pa konsultën e mjekut specialist!

Latest articles

Related articles