Policia ka arrestuar babë e bir në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar, i cili ka kanosur me thikë kushërirën e tij.
Gjithashtu është arrestuar dhe një 36-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.