Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 15:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Policia njofton se një 16-vjeçar, duke ndjekur një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Fatkeqësisht, adoleshenti ka humbur jetë në spital. Në rrjetet sociale moshatarët e të miturit që kanë parë ngjarjen e rëndë shkruajnë se ambulanca u vonua 15 minuta për të mbërritur.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja në fjalë dhe të zhvillohet një ditë tjetër, duke e braktisur atë dhe duke u larguar nga pallati i sportit.