Ish-missi Zana Berisha shantazhonte biznesmenë edhe në Shqipëri

Zana Berisha, ish-missi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj.

Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur shumë të konsiderueshme monetare.

Ajo është e njohur në botën e showbizit për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”.

Por aventurat dhe shantazhet e ish-Miss Kosovës duket se nuk kanë të sosur dhe veç Kosovës, ku është përfshirë në një sërë skandalesh, kjo e fundit mësohet se ka patur disa lidhje intime edhe në Shqipëri. Dy ish-mikeshat e saj bëjnë me dije se kjo e fundit në Shqipëri e kalon kohën në një prej hoteleve luksoze në Tiranë, ndërkohë që shoqja e saj është e dashura e njërit prej pronarëve të hotelit.

Mësohet se ajo ka krijuar një lidhje jashtëmartesore me një biznesmen nga Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi“ (E.R. emri i njohur për redaksinë), ky i fundit jeton në Itali. Ai është i martuar, ka një djalë dhe Zana Berisha personalisht ka deklaruar se bashkëshortja e tij e di për lidhjen me Zanën. Zana Berisha thotë se „ky person nuk është tipi im, por më konvenon që jeton në Itali dhe unë bëj biznese të tjera që ai nuk ka nevojë t`i dijë“. Marrë nga Shtegu.com

Latest articles

Related articles