Eksperti Karamuço: Të zhdukur si Ervis Martinaj, edhe dy të tjerë!


Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” që përveç Ervis Martinaj, Policia e Shtetit është vënë në kërkim dhe të dy personave të tjerë të zhdukur dhe këta.

Ku sipas Karamuçosm njëri prej tyre, me origjinë nga qyteti i Elbasanit ka mbi supe disa akuza të rënda dhe pothuajse ka famën e të zhdukurit tjetër, Ervis Martinaj. Por ai tha se për shkak se nuk është bërë denoncim nga familjet e tyre, ende nuk ka një hetim të thelluar si në rastin e Martinit.

“Nuk ka përparim për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinaj. Ministri sigurisht është një përfaqësues politik dhe nuk mund të japi detaje më shumë. Policia flet rrallë apo nuk flet fare për këtë çështje”.

Ai tha se, “nuk është vetëm Ervis Martinaj janë dhe dy persona të tjerë që dyshohet që kanë fatin e tij që ose janë zhdukur ose janë asgjësuar”.

“Janë bërë kontrolle banesash pafund. Janë bërë kërkime në det për gati dy muaj me palombarë nëse është hedhur në det, gjithmonë nëse kemi një ngjarje kriminale”, theksoi ai.

Duke zbuluar origjinën e tyre, Karamuço tha se, “dy personazhet e tjerë janë një nga Korça dhe një tjetër nga Elbasani, ku njëri prej tyre është pothuajse me famën e Ervis Martinaj

Latest articles

Related articles