Dy djem të rinj nga Divjaka kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Viktimat janë Leart Hoxha 17- vjeç dhe Taulant Hoxha 34- vjeç, përkatësisht nga Muçias dhe Karavastaja e Re.
Mjeti tip Alfa me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas fort me një pemë duke shkaktuar tragjedinë .Aksidenti i cili ndodhi të premten ,u shkaktua në rrugën Aurelia, midis zonës Donoratico e San Vincenzo. Policia po heton për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti .